Cka do të mësoni nga ky trajnim?
- Do të mësoni të krijoni strategji efektive në rrjete sociale për kompaninë tuaj
- Do të mësoni të ndërtoni strategji të rrjeteve sociale që të plotësoni nevojat e konsumatorëve tuaj
- Do të kuptoni platformat kryesore të rrjeteve sociale si Facebook, Instagram, Linkedin & TikTok si funksionojnë ato dhe çfarë roli luajnë ato në Marketing.
- Do të mësoni reklamimin në Facebook, Instagram, LinkedIn përmes Facebook Ads, Instagram Ads dhe LinkedIn Ads.
- Do të mësoni të krijoni përmbajtje efektive për postimet tuaja ditore, mujore dhe vjetore.
- Do të Mësoni të përdorni rrjetet sociale jo vetëm për marketing por edhe për shërbimet ndaj konsumatorit & PR.
- Do të mësoni si t’i përdoni rrjetet sociale për E-Commerce.
- Do të mësoni rëndësinë dhe implementimin e Content Marketing në rrjete sociale
- Do të mësoni psikologjia e blerësve në rrjete sociale.
Kur do të fillojë trajnimi?
Trajnimi do të fillojë me datën 22 Nëntor 2022.
Për kë është ky trajnim?
Ky trajnim është për të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë rreth marketingut në rrjete sociale. Është trajnim ideal për të zhvilluar aftësitë tuaja në njërën nga tregjet më të kërkuara momentalisht në botë. Qoftë për biznes, qoftë për punë si freelance, ky tajnim është i duhuri për ju.
Sa do të zgjasë trajnimi dhe ku do të mbahet?
Trajnimi do të zgjasë 4 javë (27 orë), dhe mbahet në zyret tona në lagjen Vicinaum, Arbëri (ish Dragodan), nr.162, Prishtinë.
Lokacioni: https://g.page/levelkosove?share
Nga kush do të trajnoheni?
Trajnerët tuaj për këtë trajnim do të jenë Shpat Kozgori.
Shpat Kozgori është bashkëthemelues i kompanisë së Marketingut LEVEL, Bachelor në Fakultetin Ekonomi, drejtimi Marketing në Universitetin e Prishtinës. Ai ka përvojë mbi 6 vjet në fushën e Marketingut Digjital, Menaxhimit të rrjeteve sociale, Marketingut dhe Shitjes. Ka ligjeruar në trajnimet e VentureUP për Marketing & Shitje, gjithashtu ishte trajner në qendrën e trajnimeve “Një Fillim Ndryshe” me po të njejtën temë. Ishte dy herë folës në UBT International Summer Academy me temën “Krijimi i brendit nga fillimi” si dhe mentor në CSR Network. Ai ka përvojë me menaxhim të rrjeteve sociale me më shumë se 50 kompani në vend dhe jashtë vendit.
Orari i trajnimit?
Trajnimi do të mbahet tre ditë në javë (Martë dhe Premte ) nga ora 17:30 – 20:30.
Sa kushton ky trajnim?
- Çmimi për trajnim është 120€ përfshirë edhe TVSH.
- Pagesa mund të bëhet në 2 mënyra:
- 1. Cash
- 2. Përmes bankës
- Pjesëmarrësit do të CERTIFIKOHEN
Si të aplikoni?
- Aplikimi është shumë i thjeshtë!
- Së pari plotësoni formularin më poshtë dhe në momentin që ne pranojmë emailin ju kontaktojmë në telefon për konfirmim.
- Gjysma e pagesës bëhet në ditën e parë të trajnimit dhe gjysma tjetër 1 javë para se të përfundohet trajnimit