Cka do të mësoni nga ky trajnim?
- Çka është dizajni grafik dhe 3 pikat kryesore të saj.
- Çka është Brand Identity (Marka e një Kompanie).
- Dallimi dhe përdorimi i ngjyrave (CMYK, RGB, PANTONE).
- Aplikimi i mjeteve të punës (tools) Ai / Ps.
- Hulumtimi dhe projektimi i një llogoje.
- Krijimi dhe zhvillimi i Brand Identity (vizitkartela, postera, broshura, katallogje, rollup banner, billboard, folder) etj.
- Dizajnimi i postimeve dhe posterëve për rrjete sociale.
- Dizajnimi i webfaqeve.
- Përgatitja e produkteve për printim ( vizitkartela, Poster, Broshur, Katallogu)etj.
Kur do të fillojë trajnimi?
Trajnimi i rradhës do të fillojë me datën 14 Nëntor 2022.
Për kë është ky trajnim?
Për të gjithë ata që dëshirojnë ta mësojnë dhe inkuadrohen në botën e Dizajnit Grafik.
Sa do të zgjasë trajnimi dhe ku do të mbahet?
Trajnimi do të zgjasë 4 javë (36 orë), dhe mbahet në zyret tona në lagjen Vicinaum, Arbëri (ish Dragodan), nr.162, Prishtinë.
Lokacioni i vendit: https://g.page/levelkosove?share
Nga kush do të trajnoheni?
Trajner i juaj për këtë trajnim do të jetë Kreshnik Vokshi, bashkëthemelues i kompanisë së Marketingut LEVEL, Master në Dizajn në Universitetin e Prishtinës. Ai ka përvojë mbi 15 vjeçare në fushën e Dizajnit Grafik dhe Marketingut, ku vecohet puna e tij në Top Reklama, Devolli Group etj. Ai ishte dy herë folës në UBT International Summer Academy me temën “Krijimi i brendit nga fillimi”.
Njihuni më shumë me punën e tij :http://level-ks.com/our-work
Orari i trajnimit?
Trajnimi do të mbahet tre ditë në javë (Hënë, Mërkurë dhe Enjte) nga ora 17:30 – 20:30.
Sa kushton ky trajnim?
- Çmimi për trajnim është 150 euro përfshirë edhe TVSH.
- Pagesa mund të bëhet në 2 mënyra:
- 1. Cash
- 2. Përmes bankës
- Pagesa mund të bëhet në dy këste:
- 50% para fillimit të trajnimit
- 50% para përfundimit të trajnimit
- Pjesëmarrësit do të CERTIFIKOHEN.
Si të aplikoni?
- Aplikimi është shumë i thjeshtë!
- Së pari plotësoni formularin më poshtë dhe në momentin që ne pranojmë emailin ju kontaktojmë në telefon për konfirmim dhe ju dërgojmë faturën e pagesës si dhe marrëveshjen për ta nënshkruar.
- Në momentin që e përfundoni pagesën e faturës dhe na sjellni fletdërgesen nga banka, ju jeni zyrtarisht pjesë e trajnimit tonë